Avni Nuha: Vlerësojmë lart rolin e gazetës “Bota sot”

0%

Federata e Çiklizmit e Kosovës me president Avni Nuha, urojnë 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Nuha, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, tha se gazeta “Bota sot” më shumë se 3 dekada është në shërbim të sportit në përgjithësi. “Federata e Çiklizmit e Kosovës shpreh urimet më të sinqerta për gazetën “Bota sot” me rastin e 31-vjetorit të themelimit.

Gjatë këtyre 31 viteve, “Bota sot” ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në promovimin e sportit të Kosovës, duke pasqyruar me profesionalizëm sukseset, sfidat dhe aktivitetet e sportistëve tanë.

Vlerësojmë lart rolin e saj në mbështetjen dhe promovimin e çiklizmit dhe sportit në përgjithësi, duke i dhënë hapësirë arritjeve të sportistëve dhe duke kontribuar në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e sportit në shoqëri. Në emër të Federatës së Çiklizmit të Kosovës, ju urojmë suksese të mëtejshme, profesionalizëm dhe mbarësi në misionin tuaj informues” , ka uruar Nuha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot