Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi ka lëshuar një njoftim për qytetarët amerikanë, duke i paralajmëruar për grumbullime të mëdha dhe vështirësi në qarkullim gjatë ditës së shtunë në Beograd. Sipas njoftimit, në kryeqytetin serb pritet të mbahet një tubim i mbështetësve proqeveritarë para parlamentit, duke filluar nga ora .
Po ashtu, gjatë gjithë ditës parashikohen edhe grumbullime të tjera në zona të ndryshme të qendrës së qytetit. Ambasada thekson se për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve dhe ardhjes së organizuar me autobusë, mund të ketë bllokime të trafikut, mbyllje të përkohshme të rrugëve dhe vonesa në transportin publik.
Në njoftim u rekomandohet qytetarëve amerikanë që të shmangin zonën përreth parlamentit dhe të qëndrojnë larg turmave dhe protestave, për arsye sigurie. Gjithashtu, autoritetet diplomatike u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve lokale gjatë zhvillimit të këtyre ngjarjeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
