​Avionë e nëndetëse pa “pilotë” dhe shumë dronë, kjo është ushtria e

0%

Avionët luftarakë që fluturojnë vetë, nëndetëset pa ekuipazh dhe dronët e shumë, do të jenë asetet kryesore të ushtrisë së ardhshme britanike. Kjo strategji është paraparësipas një plani të ri të mbrojtjes që thuhet se “pasqyron një botë ku konfliktet po transformohen nga teknologjia”.

Kryeministri në largim Keir Starmer tha se plani do ta mbajë Britaninë të sigurt në “një botë më të rrezikshme dhe më të paqëndrueshme se në çdo periudhë të dekadave të fundit”.

Megjithatë, dokumenti nuk përfshin angazhimin për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030, një nga arsyet që çuan në dorëheqjen e ministrit britanik të Mbrojtjes, John Healey, më 11 qershor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai pati akuzuar qeverinë se po investon shumë pak në ushtri në një kohë “kërcënimesh në rritje”, duke iu referuar një vlerësimi të inteligjencës britanike sipas të cilit Rusia mund të sulmojë një shtet anëtar të NATO-s deri në vitin 2030.

Ai tha se plani i Ministrisë së Financave parashikonte që shpenzimet të arrinin vetëm në 2.68% të PBB-së në vitin 2030, pasi të rriteshin në 2.6% më 2027. Starmer tha se pasardhësi i Healeyt, ministri i ri i Mbrojtjes Dan Jarvis, ka punuar për ta “forcuar dhe përmirësuar” planin.

Ai tani përfshin 15 miliardë paund (20 miliardë dollarë) investime – më shumë se 13.5 miliardë paundët që iu ofruan Healeyt, por shumë më pak se 28 miliardë paundët që kishin kërkuar zyrtarët e mbrojtjes. Britania ka vëzhguar se si dronët kanë transformuar luftën në Ukrainë, e cila përdor rreth 200 mijë dronë në muaj për t’u mbrojtur nga forcat ruse.

Për këtë arsye, Londra planifikon të investojë miliarda paund në sisteme me dronë për të gjitha degët e ushtrisë. Në vend të flotës së planifikuar të shkatërruesve të rinj detarë, Marina Mbretërore do të pajiset me anije hibride që do të shërbejnë si qendra komanduese për dronët.

“Natyra e konfliktit po ndryshon para syve tanë”, tha Starmer gjatë një fjalimi në një fabrikë dronësh pranë Londrës, transmeton AP, përcjellë KosovaPress. Ai tha se, falë teknologjisë së avancuar, forcat ukrainase kanë shkatërruar flotën ruse në Detin e Zi, kanë goditur thellë territorin rus dhe kanë ndalur përparimin e një prej ushtrive më të mëdha në botë.

Britania dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s janë përballur me presion nga presidenti amerikan Donald Trump për të rritur shpenzimet ushtarake. Trump prej kohësh ka vënë në pikëpyetje vlerën e aleancës dhe ka kritikuar vendet evropiane se mbështeten te Shtetet e Bashkuara për sigurinë pa kontribuar mjaftueshëm.

Dorëheqjet e Healeyt dhe zëvendësministrit të Mbrojtjes Al Carns ishin ndër goditjet që e shtynë Starmerin të njoftojë javën e kaluar se do të japë dorëheqje. Ai pritet të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi më 7 dhe 8 korrik, në një nga angazhimet e tij të fundit si kryeministër.

Pasardhësi i tij, që pritet të jetë ish-kryetari i Greater Manchester, Andy Burnham, do të përballet me presion për të zbatuar angazhimet e përfshira në planin e mbrojtjes.

Burimi: Bota Sot