Florim Grajçevci, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN) në Universitetin e Prishtinës, mori votat e senatorëve në mbledhjen e datës për avancim në pozitën e profesorit të asociuar. Dekani Grajçevci e ka liruar mbledhjen e Senatit para se të votohej miratimi i pozitës së tij. Teksa prorektori Adem Beha deklaroi se ai i ka plotësuar të gjitha kushtet për t’u avancuar.
Pas tij, senatorët kanë votuar edhe për avancimin e Hajdar Sadikut dhe Bashkim Idrizit të FIN në profesorë të asociuar. Po ashtu nga ky Fakultet senatorët votuan për avancimin e Shkumbin Makollit në profesor asistent.
Dekani Grajçevci ka shpjeguar se në kohën kur Makolli kishte aplikuar për avancim i ka pasur punimet shkencore të publikuara në revista të indeksuara, por këtë vit, platforma Web of Science e ka tërhequr njohjen e revistës ku ai ka punime. “Më 4 prill, Web of Science bën njoftim që përkohësisht e tërheq revistën, nuk jep një limit..
Konsiderojmë se vlerësimi i kolegut Shkumbin është bërë sipas Rregullores dhe mund të kalojë në zgjedhjen e profesor asistent” – deklaroi Grajçevci. Figene Ahmedi, senatorja e FIN, tha se Makolli i ka të publikuara punimet në vitin 2024 dhe se vëllimet e punimeve të 2024 dhe 2025 të revistës janë të indeksuara në Web of Science.
“Revista vetëm nga prilli i vitit 2026, që d.m.th. edhe botimet e janarit 2026 janë të indeksuara në Web of Science, pra vetëm pas prillit 2026 statusi i revistës është “on hold”…
Mendoj që statusi “on hold”, në fakt edhe vetë drejtori i Web of Science e ka potencu në atë letër se statusi “on hold” do të thotë se vetëm publikimet e pas këtij afati nuk kanë me qenë të indeksuara deri në një kohë të caktuar, ndërsa ato para këtij afati janë të regjistruara dhe ruajtura në Web of Science.” – shtoi Ahmedi.
Ahmedi tha se Makolli e meriton të avancohet në profesor asistent. Përveç tyre, senatorët kanë miratuar edhe propozimet e tjera për emërim, rizgjedhje dhe avancim të personelit akademik në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (FIM), Fakultetin e Filologjisë dhe atë Filozofik, Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, si dhe Fakultetin Ekonomik.
Fakulteti i Filologjisë Aplikimi i Herolinda Bylykbashit për avancim në profesoreshë asistente u votua të kthehet për rishqyrtim pasi prorektori Adem Beha tha se propozimi i Trupës Këshilldhënëse të rektorit është që të rishkruhet raporti i komisionit vlerësues dhe të jipet arsyeshmëria për ndërrimin e pikëve.
Edhe pse Beha tha se komisioni vlerësues i Fakultetit ka propozuar avancimin e saj. Të njëjtën kërkesë ndaj Fakultetit të Filologjisë, Beha e ka kërkuar edhe për avancimin e Melihate Brestovcit në profesor asistent. “Jo vetëm që raporti [i vlerësimit] duhet të shkruhet sipas Rregullores, por të jepen edhe arsyeshmëritë se pse janë ndërruar pikët.” – tha Beha.
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë Senatorët votuan avancimin e Jehona Shkodrës të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në profesor i rregullt. Edhe Ilirjana Miftari u miratua të avancohet në profesoreshë e asociuar. Kurse, avancimi i Xhavit Ramadanit në profesor të rregullt u votua të kthehet për shqyrtim.
Dekani Arben Musliu tha se Ramadani kur e ka bërë plotësimin e dokumentacionit e ka vendosur një projekt shkencor, por në dosjen fizike nuk e ka vendosur. Rektori Arben Hajrullahu tha se në këtë rast duhen të jepen sqarime sepse, sipas tij, nuk ka asnjë mënyrë që të sigurohet se kandidati nuk e ka vendosur dokumentin pas mbylljes së afatit të konkursit.
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore Tri propozimet për avancim në profesor të asociuar në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të kandidatëve: Ujkan Bajra, Lulzim Millaku dhe Ilir Mazreku, u votuan të avancohen.
Fakulteti Filozofik Rektori Arben Hajrullahu në fillim të miratimit të pozitave për të gjitha fakultetet ka shpjeguar se avancimi i profesorit Fitim Uka në Fakultetin Filozofik të UP-së duhet të rikthehet në Trupën Këshilldhënëse të rektorit për një sqarim shtesë. Kurse, profesoreshat Vjollca Krasniqi dhe Kaltrina Kelmendi u votua të avancohen në profesor të rregullt.
Fakulteti Ekonomik Mjellma Carabregu-Vokshi u votua që të avancohet në profesor i asociuar në Fakultetin Ekonomik të UP-së. Në anën tjetër, u votua të kthehet në Fakultetin e Edukimit për rishqyrtim avancimi i një kandidati të jashtëm, pasi Hajrullahu tha se kanë vërejtur një lëshim pa dashje në shënimin e pikëve në raportin e komisionit vlerësues.
“Për me evitu çdo ankesë eventuale nga kundërkandidatët të cilët kanë qenë azhur dhe veç janë anku në proces e sipër, rasti kthehet në Fakultet të Edukimit dhe do të kërkohet prej komisionit vlerësues [të Fakultetit] që në mënyrë të përpiktë të shënohen pikët.” – tha Hajrullahu.
Në këtë mbledhje, senatorët votuan hapjen edhe të një pozite për profesor të Fizioterapisë në Fakultetin e Mjekësisë. Mirëpo, këtë duhet ta miratojë edhe Këshilli Drejtues i UP-së i cili mblidhet të enjten, më . Në mbledhjen e Senatit të UP-së, më , jo të gjitha pozitat për profesor që i kërkoi Fakulteti i Mjekësisë u miratuan të hapen.
Konkursi vlen për 11 pozita për profesor asistent e 23 për asistent. Kjo ka shkaktuar debat mes dekanit Muçaj e rektorit Hajrullahu. UP hapi konkurs për disa pozita në disa njësi akademike më dhe për këtë Hajrullahu kërkoi që ta zgjatin afatin për vlerësimin e këtyre pozitave edhe për dy apo tri javë. Ky propozim mori votat por pati edhe dy abstenime.
UP ka nisur procesin e avancimit të personelit akademik nga data duke aplikuar Rregulloren e re për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, avancimin dhe rizgjedhjen e personelit akademik në UP, të miratuar më .
Sipas nenit 156 të Statutit të UP-së, për profesor të asociuar kandidati duhet t’i plotësojë kushtet: të ketë gradën e doktorit të shkencës; të ketë një kapitull të zgjedhur të botuar në një tekst të botuar nga shtëpi botuese kredibile ndërkombëtare ose një libër për përdorim të studentëve ose monografi; të ketë të paktën tri punime të publikuara në revista ndërkombëtare shkencore të publikuara pas emërimit në titullin aktual, si autori parë ose korrespondent, nga të cilat së paku një si autor i parë.
Rizgjedhja në profesor i asociuar bëhet vetëm nëse kandidati ka publikuar një punim shtesë si autor i parë ose korrespodent të publikuar pas emërimit në titullin aktual.
Për profesor të rregullt, kandidati duhet t’i ketë dy kushtet e para të profesorit të asociuar si dhe sipas nenit 157 të Statutit kushtet e tjera: katër punime të publikuara në revista ndërkombëtare shkencore të publikuara pas emërimit në titullin paraprak, si autor i parë ose korrespondent, nga të cilat së paku dy si autor i parë; pjesëmarrje e rregullt në konferencat ndërkombëtare dhe kombëtare; mentorim i suksesshëm i së paku tri temave master.
