Atdhe Dema, kandidati për Kryeprokuror të Shtetit ankohet për

0%

Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e mbajtur më e ka trajtuar ankesën e Atdhe Demës, një nga pesë kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Pas shqyrtimit, kjo ankesë është refuzuar. Dema ka paraqitur ankesë ndaj vlerësimit të komisionit që kishin zhvilluar intervistimin dhe poentimin për këtë pozitë.

Ai në ankesë ka thënë se poentimi ka qenë në kundërshtim me arsyetimin, duke i propozuar Këshillit që ta aprovojë në tërësi si të bazuar ankesën. Më tej ai ka thënë se vlerësimi nuk është i mbështetur në fakte dhe nuk përmban arsyetim siç do të duhej.

Formulimin e fjalive nga anëtarët e komisionit si “Njohuri të pjesshme, përsërit veten” i ka përfshirë në ankesë, duke thënë se paneli nuk i ka identifikuar pyetjet kur kanë dhënë këtë tog-fjalësh. Anëtari i KPK-së, Dardan Vuniqi, e ka elaboruar ankesën e kandidatit Atdhe Dema, duke shtuar se i njëjti ankesën nuk e ka mbështetur në fakte dhe në prova.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Andaj bazuar në këto konstatime, prokurori Dema nuk i ka bashkëngjitur ankesës prova mbështetëse. Në rrethanat e rastit konkret Dema është i renditur i dyti në listë. Ai vazhdon të jetë pjesë procesit, do t’i nënshtrohet procesit të votimit në këshill, pa marrë parasysh nëse ankesa aprovohet apo refuzohet.”- tha Vuniqi.

Vuniqi i ka rekomanduar Këshillit Prokurorial që ta refuzojë si të pabazuar këtë ankesë. “Çdo kandidat që arrin 70 nga 100 pikë i referohen Këshillit për votim.

Unë me vete kam edhe një vendim nga takimi 260, ku pikërisht për të njëjtat argumente e ka refuzuar ankesën e një kandidati në mungesë të provave (në këtë rast nuk e ka kalu kandidati minimumin), rekomandoj që e njëjta ta refuzojë këtë ankesë”- tha Dardan Vuniqi. Vuniqi tha se ka kërkuar dokumente shtesë nga kandidati në fjalë, por që nuk ka asnjë provë të bashkëngjitur në ankesë.

KPK ka marrë vendim që me 5 vota kundër, një për, dhe një abstenim, ta refuzojë ankesën e kandidatit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Atdhe Dema. Anetari tjetër i KPK-së, Milot Krasniqi, ka thënë se ankesa e Demajt është e bazuar. Më , Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi, janë intervistuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas rezultateve të intervistimin, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka dalë me më së shumti pikë (91.6) . Ndërsa Atdhe Dema është vlerësuar me 89.3 pikë, Naim Abazi me 89 pikë, Rafet Halimi me 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu me 86.3 pikë. Bazuar në këtë rezultat, të pesë kandidatët propozohen për votim në Këshill. Intervistimi për secilin kandidat ka zgjatur nga 45-60 minuta.

Secili nga kandidatët ështe përgjigjur në nga tri pyetje në temat si: 1. Koncept-dokumenti, 2. integriteti i kandidatit, 3. Aftësi udhëheqëse dhe menaxheriale 4. Njohuri profesionale dhe teknike.

Burimi: Kallxo