Rruga Kaçanik–Kërbliq–Viti drejt përfundimit, investim mbi 2 milionë

0%

Lidhja rrugore Kaçanik–Kërbliq–Viti po i afrohet përfundimit, ka njoftuar ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha. Sipas Bashës, ky projekt është investim i ministrisë me vlerë mbi 2 milionë euro, me gjatësi rreth 11 kilometra dhe gjerësi 5 metra.

Në javët në vijim pritet të nisë asfaltimi i këtij segmenti, duke shënuar një fazë të rëndësishme drejt përfundimit të plotë të projektit. Ai tha se ky investim do të krijojë qasje më të shpejtë dhe më të sigurt për qytetarët, do të përmirësojë lidhjen ndërmjet Kaçanikut, Kërbliqit dhe Vitisë, si dhe do të hapë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit malor dhe të bizneseve lokale.

“Me përfundimin e rrugës, qasja drejt bukurive natyrore të Kërbliqit, përfshirë edhe dy ujëvarat e fshatit, do të jetë shumë më e lehtë dhe më e sigurt për qytetarët dhe vizitorët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qeveria Kurti, përmes investimeve në rrugët e zonave malore, po ndërton infrastrukturë moderne, po lidh vendbanimet dhe po krijon mundësi të reja ekonomike përmes zhvillimit të turizmit malo r”, ka shkruar Basha në Facebook, teksa ka postuar edhe një video nga punimet në këtë segment.

Burimi: Bota Sot