Ashley Roberts tërhoqi vëmendjen në festën e lansimit të albumit të ri të Madonnës, “Confessions II” , duke u shfaqur me një paraqitje të frymëzuar nga një prej dukjeve më ikonike të Mbretëreshës së Popit. Ish-anëtarja e grupit Pussycat Dolls u paraqit me një fustan korse ngjyrë vjollcë, i ngjashëm me veshjen që Madonna kishte veshur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy në vitin 2006.
Eventi u mbajt në Magazine London, ku Madonna festoi publikimin e albumit të saj të 15-të në studio, shkruan DailyMail. Në mbrëmjen festive morën pjesë edhe emra të tjerë të njohur, përfshirë aktoren Jaime Winstone, e cila rikrijoi disa nga paraqitjet më të famshme të Madonnës nga vitet e 80-ta dhe të 90-ta, duke i bërë homazh stileve që kanë shënjuar karrierën e artistes.
“Confessions II”, i publikuar më 3 korrik, vjen si vazhdim i albumit të suksesshëm Confessions on a Dance Floor dhe shënon rikthimin e Madonnës me materiale të reja muzikore, pas turneut të saj botëror “Celebration”.
