ASH: VLEN në opozitë emërtimin e rrugëve e kishin kauzë, por sot në

0%

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave shqip të rrugëve dhe shesheve në qytetin e Tetovës. “Për vite me radhë dëgjuam premtime se do të vazhdohej procesi i emërtimit të rrugëve sipas vullnetit të qytetarëve.

Vendimi i Këshillit Komunal të Tetovës nga viti 2007 është anuluar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa ata që e kishin këtë çështje në qendër të premtimeve të tyre nuk ofrojnë asnjë qëndrim të qartë para qytetarëve’’, ky është reagimi i Aleancës për Shqiptarët.

ASH i kujton VLEN-it se kur ishin në opozitë emrëtimi i rrugëve ishte kauzë ndërkaq kur është në pushtet ky vendim kalon pa asnjë reagim serioz. “Kur ishin në opozitë, emërtimi i rrugëve ishte kauzë. Sot, kur janë në pushtet, anulimi i vendimit kalon pa asnjë reagim serioz. Kjo tregon sa të sinqerta kanë qenë premtimet e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk mjafton të flasësh për dinjitet, identitet dhe të drejta kur je në opozitë. Përgjegjësia matet kur ke mundësinë të veprosh. Heshtja e sotme është dëshmia më e qartë e dallimit mes premtimeve të dikurshme dhe realitetit të sotëm’’, thuhet në reagimin e ASH-së.

Burimi: Telegrafi