Një shtetas i Turqisë është arrestuar pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka dëmtuar pronën dhe sulmoi dy viktima. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. “Prishtinë -.
Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që, i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka dëmtuar pronën dhe ka sulmuar viktimat kosovar. Dy viktimat një mashkull dhe një femër kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje” , njofton Policia.
