Arrestohet 26-vjeçari i dyshuar për djegien e një veture në Prishtinë

0%

A.Sh (26-vjeç) është arrestuar nën dyshimin për zjarrvënie. Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur më 6 qershor në rrugën “C” në Prishtinë, ku ishte djegur një veturë dhe i janë shkaktuar dëme një veture tjetër. “Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie.

Rasti ka ndodhur më datë , në rrugën “C” në Prishtinë, ku është djegur një veturë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri tek një veturë tjetër. Lidhur me këtë rast, nga hetuesit policorë të NjHP-së është arrestuar i dyshuari: A.Sh, 26 vjeç, mashkull”, njofton Policia.

Bëhet e ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot