Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing

0%

Shpërndaje në: Apple thuhet se ka nisur zhvillimin e një unaze inteligjente, e cila sipas raportimeve të fundit mund të mbajë emrin “iRing”. Sipas thashethemeve të fundit në industrinë e teknologjisë, kompania amerikane po punon në një pajisje të re të kategorisë së pajisjeve të mençura.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se cili do të jetë emri përfundimtar i produktit, pasi Apple mund të zgjedhë edhe emërtime të tjera, si “Apple Ring”. Detaje të tjera rreth pajisjes nuk janë bërë të ditura, por raportohet se projekti tashmë ka hyrë në fazën e zhvillimit.

Kohët e fundit, Apple është përfolur edhe për zhvillimin e syzeve inteligjente, një pajisjeje të ngjashme me varëset elektronike dhe kufjeve AirPods Pro me kamera të integruara dhe funksione të inteligjencës artificiale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse prezantohet zyrtarisht, unaza inteligjente do ta fusë Apple në një treg gjithnjë e më konkurrues, ku aktualisht veprojnë produkte si Samsung Galaxy Ring, Oura Ring 5 dhe Ultrahuman Ring Air.

Burimi: Koha