Anglia në çerekfinale pas fitores së vështirë ndaj Meksikës

0%

Shpërndaje në: Jude Bellingham dhe Harry Kane kanë shënuar gola për ta dërguar Anglinë në çerekfinale të Kupës së Botës. Anglia ia doli ndaj tifozërisë së zhurmshme në stadiumin ikonik “Azteca”, ndërsa fitoi 3:2 ndaj Meksikës, në orët e mëngjesit të së hënës. Bellingham shënoi në minutën e 36-të dhe të 38-të, kurse Harry Kane realizoi penallti në minutën e 60-të.

Për Meksikën shënuan Julian Quinones në minutën e 42-të dhe Raul Jimenez në minutën e 69-të nga penalltia. Jarell Quansah i Anglisë u përjashtua me të kuq në minutën e 54-t. Anglia luan me Norvegjinë për vend në gjysmëfinale. Meksika ishte e pamposhtur në dhjetë ndeshje të Kupës së Botës në “Azteca”, duke përfshirë tri ndeshje të këtij Botërori.

Burimi: Koha