Anglia në ankth për James para ndeshjes me Panamanë

0%

Kombëtarja e Anglisë është në pritje të lajmeve për gjendjen fizike të Reece James, i cili rrezikon të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Panamasë në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026. Mbrojtësi i Chelsea-t po monitorohet nga stafi mjekësor pasi ndjeu shqetësime në muskulin e pasëm të kofshës pas barazimit pa gola ndaj Ganës.

Sipas The Telegraph, trajneri Thomas Tuchel dhe stafi i tij nuk duan të rrezikojnë me 26-vjeçarin, duke marrë parasysh historikun e gjatë të dëmtimeve muskulore. Situata bëhet edhe më e vështirë për Anglinë, pasi zëvendësuesi i tij natyral, Tino Livramento, u detyrua të largohej nga turneu për shkak të një dëmtimi në pulpë para nisjes së Botërorit.

Tuchel pret rikthimin e Sakas Një tjetër lojtar që po rikuperohet është Bukayo Saka. Sulmuesi i Arsenalit po fiton gradualisht ritmin pas një problemi në tendinën e Akilit dhe mund të jetë gati për sfidën me Panamanë. “Duket gjithnjë e më i gatshëm. Shpresojmë që të jetë në dispozicion për ndeshjen me Panamanë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është mirë që mori disa minuta ndaj Ganës dhe shpresojmë të mos ketë asnjë reagim negativ pas asaj paraqitjeje”, deklaroi Tuchel. Trajneri anglez nuk pranoi t’i vendosë barrën e ekipit vetëm Sakas. “Nuk është se Bukayo rikthehet dhe të gjitha problemet zgjidhen. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, por kemi nevojë që të gjithë të jenë në formën më të mirë.

Nuk është momenti të presim që një individ ta shpëtojë skuadrën.” Ndryshime të kufizuara në formacion Pas paraqitjes jo bindëse ndaj Ganës, ku Anglia regjistroi vetëm katër goditje në portë, Tuchel pranoi se mund të bëjë disa ndryshime, por jo një rotacion të madh. “Nuk kam frikë të bëj rotacion, por ai do të jetë i moderuar.

Nuk është gjithmonë e drejtë të ndryshosh shumë lojtarë dhe të presësh menjëherë paraqitje perfekte. Më kanë pëlqyer mbrojtësit e qendrës dhe Elliot Anderson, i cili tregoi progres krahasuar me ndeshjen ndaj Kroacisë”, tha ai. Strategu gjerman shtoi se skuadra krijoi disa raste dhe situata nga goditjet standarde, por nuk arriti t’i konkretizonte. “Ka ende shumë rrugë përpara.

Askush nuk e fiton Kupën e Botës duke shënuar katër gola në çdo ndeshje. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe nuk ka arsye për panik.” Konsa dhe Mainoo në gatishmëri Nëse Reece James nuk arrin të rikuperohet, Ezri Konsa mund të zhvendoset në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Kobbie Mainoo është alternativa kryesore në mesfushë në rast se Declan Rice nuk është gati për të luajtur nga minuta e parë.

Anglia kryeson Grupin L dhe synon një fitore ndaj Panamasë për të siguruar vendin e parë dhe kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Burimi: Bota Sot