Ancelotti zbulon pse Vinicius nuk gjuajti penallti: Nuk ishte në

0%

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka sqaruar vendimin e tij për gjuajtësit e penalltive, duke konfirmuar se Vinícius Junior nuk ishte në mesin e lojtarëve të përzgjedhur për të ekzekutuar nga pika e bardhë.

Pas eliminimit të Brazilit nga Norvegjia në Kupën e Botës, italiani zbuloi se stafi teknik kishte bërë analiza të detajuara statistikore për të përcaktuar gjuajtësit më të mirë të penalltive në skuadër. Brazili humbi penallti në pjesën e parë me Bruno Guimaraes që mori përgjegjësinë. “Ne bëmë disa statistika dhe më i miri ishte Raphinha.

Nga lojtarët e disponueshëm, më i miri ishte Neymar, pastaj Igor Thiago, më pas Bruno Guimaraes dhe Gabriel Martinelli”, deklaroi Ancelotti. Tekniku brazilian konfirmoi se Vinícius nuk bënte pjesë në pesëshen e parë të gjuajtësve të penalltive, pavarësisht statusit të tij si një nga yjet kryesorë të ekipit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ne zgjodhëm Brunon sepse menduam se ai ishte lojtari më i mirë për ta marrë atë përgjegjësi në atë moment”, shtoi trajneri i Brazilit. Deklarata e Ancelottit ka ngjallur debat të madh në mesin e tifozëve brazilianë, me shumë prej tyre që kanë vënë në pikëpyetje faktin se si një lojtar i nivelit të Vinicius Junior nuk ishte i përfshirë në listën e ekzekutuesve të penalltive.

Eliminimi i Brazilit nga Kupa e Botës vazhdon të prodhojë diskutime të shumta, ndërsa vendimet e Ancelottit po analizohen në detaje pas përfundimit të aventurës së “Seleçao”-s në turne.

Burimi: Telegrafi