Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka vlerësuar karakterin e lojtarëve në ndeshjen kundër Japonisë. Ai ka vlerësuar po ashtu Japoninë për paraqitjen. “Nuk e humbëm durimin. Kishim shumë zgjedhje në fushë dhe në stol. Japonia nuk është kundërshtar i lehtë. Është një skuadër shumë e organizuar dhe me intensitet të lartë”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes.
Ai ka folur edhe për Neymarin, të cilin thotë se ruante në rast se ndeshja do të shkonte në vazhdime. “Po e ruaja Neymarin për kohën shtesë. Ai do të hynte në fushë në minutën e 105-të nëse nuk do të kishim shënuar golin e dytë. Nuk doja ta ndryshoja strukturën, sepse skuadra po luante mirë”, është shprehur Ancelotti.
