Shpërndaje në: Selektori i Brazilit, Carlo Ancelotti i është kundërpërgjigjur kritikëve që vënë në dyshim njohuritë e tij në futboll. Ancelotti tha se nuk pranon shumë këshilla nga të tjerët për shkak të përvojës së tij të madhe si trajner.
Ai theksoi se i vetmi person që e respekton aq shumë sa t’i marrë këshilla është legjenda e Manchester Unitedit, Alex Ferguson, për shkak të karrierës së tij të jashtëzakonshme. Ka pasur kritika të shumta drejtuar Ancelottit për përzgjedhjen e skuadrës në Kupën e Botës. “Nuk e di nëse e kuptoj apo jo futbollin, por askush tjetër nuk mund të gjykojë nëse e kuptoj apo jo.
Ndoshta vetëm një person nuk ka përgatitur më shumë ndeshje se unë, Alex Ferguson, i cili ka drejtuar më shumë se 2 mijë ndeshje. Natyrisht, unë marr këshilla nga të gjithë, por i vetmi person që do të ishte më i përshtatshëm për të më dhënë këshilla do të ishte Alex Ferguson”, ka thënë Ancelotti.
