Shpërndaje në: Ambasada e Francës në Spanjë ka reaguar ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy. Rajoy, i cili e ka udhëhequr qeverinë spanjolle nga viti 2011 deri në vitin 2018 bëri akuza të rënda ndaj Përfaqësueses së Francës. Rajoy ka deklaruar se në ekipin francez nuk ka asnjë futbollist të lindur në Francë.
Ndërsa Ambasada Franceze në Spanjë në një postim në “X” iu përgjigj deklaratave të Rajoyt. “Të gjithë lojtarët në ekipin francez janë francezë. Nga 26 lojtarët, 23 kanë lindur në Francë. Tre të lindurit jashtë vendit janë gjithashtu francezë”, thuhet në qëndrimin e ambasadës franceze.
Edhe Botërori 2026 6 d. më parë Ambasada marokene në Francë ankohet për djegien e flamurit Ditë më parë edhe senatorja paraguaiane, Celeste Amarillan bëri komente fyese drejt kapitenit të Francës, Kylian Mbappe. Amarillan u tall me origjinën, edukimin dhe pamjen e kapitenit të Francës. Më pas u arsyetua duke thënë se i ishte thyer fjalëkalimi në “Instagram”.
