Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, Policia

0%

Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar mëngjesin e së martës () në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Sipas zëdhënësit të Policisë së kryeqytetit, Enis Pllana, rreth orës është pranuar një informatë për një mjet shpërthyes në këtë lokacion.

Qytetarët janë evakuuar në një perimetër të caktuar përreth stacionit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet kompetente për ta verifikuar rastin. “Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.

Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”- ka deklaruar Pllana për KALLXO.com . Edhe më , Policia e Kosovës kishte pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Mirëpo, pas verifikimeve, Policia nuk kishte gjetur asgjë të dyshimtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo