Akuza të rënda nga Ibrahimoviq pas eliminimit të Kroacisë

0%

Shpërndaje në: Zlatan Ibrahimoviqi ka qenë shumë kritik ndaj gjyqtarëve pas eliminimit të Kroacisë nga Kupa e Botës. Kroacisë iu anulua një gol i minutës së 103-të dhe Portugalia fitoi 2:1. Ai ka thënë se e ka shikuar disa herë golin e anuluar dhe nuk e ka parë prekjen e Igor Matanoviqit. Ka thënë se gjyqtarët e vodhën Kroacinë dhe se po e ndihmojnë Cristiano Ronaldon.

“Gjyqtarët po bëjnë çdo gjë në fuqinë e vet për ta ndihmuar Cristiano Ronaldon ta fitojë Kupën e Botës dhe ne dëgjojmë se si Messi është ‘favoriti i FIFA-s’. Kjo është vjedhje e qartë! Topi nuk e preku lojtarin kroat fare. Tifozët nuk i mbushin stadiumet për të parë ekrane, por dramën dhe emocionin.

Kemi ardhur në pikën ku VAR-i nuk i përmirëson gabimet, por i shikon milimetrat të cilat nuk i sheh askush në stadium”, ka deklaruar Ibrahimoviq për “FOX Sports”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha