Aksident mes dy veturash në Mitrovicë, lëndohen katër persona

0%

Katër persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës në një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas tij, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësorë, ndërsa në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Sot, rreth orës , në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc, është shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar. Në aksident janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Po ashtu ai tha se njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi