Ajet Shosholli: “Bota sot” gazetë që ka bërë shumë për sportin dhe futbollin

0%

Trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, ka uruar gazetën kombëtare “Bota sot” me rastin e 31-vjetorit të themelimit, duke vlerësuar kontributin e saj të madh në informimin dhe zhvillimin e opinionit sportiv shqiptar.

Shosholli, selektori i parë i kombëtares së Kosovës në futboll në vitin 1991 dhe kryetrajner i gjeneratës së artë të Prishtinës (nëntor 1984 – mars 1985) me kapitenin legjendar Fadil Vokrri, theksoi se gazeta ka luajtur rol të rëndësishëm në pasqyrimin e sportit ndër vite.

“Gazeta ‘Bota sot’, një ndër gazetat e para pas ‘Rilindjes’, gazetë me numër të madh të lexuesve në Kosovë dhe në diasporë, një ndër gazetat kryesore që ka informuar opinionin shqiptar në të gjitha lëmitë. Ka informuar në përgjithësi sportin dhe posaçërisht në futboll.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Uroj 31 vjetorin, si gazetë që ka bërë shumë për opinionin shqiptarë posaçërisht sportin dhe futbollin, kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët në Evropë dhe mbarë botën” , ka uruar Shosholli.

Burimi: Bota Sot