Abdyl Bellopoja, legjenda e futbollit të Kosovës, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Bellopoja, futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës në vitet e 80-ta, tha se “Bota sot” ka kontribuar thelbësisht në informimin e popullit të Kosovë dhe të mërgatës shqiptare.
“Gazetë e cila kontriboj thelbësisht në informimin, edukimin, orientimin, besueshmërinë e audiencës mbarëkombëtare. Shumë gjenerata u rritën e u frymëzuan nga gazeta ‘Bota sot’. Ju lumtë për punën dhe kontributin shumëvjeçar”, ka uruar legjenda e futbollit, Bellopoja.
