Abdixhiku: U dakorduam të vazhdojmë komunikimin për të shmangur

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte një hap i mirë për hapjen e diskutimeve të mëtejshme lidhur me situatën politike në vend. Pas takimit, Abdixhiku ka bërë të ditur se bisedimet u fokusuan në stabilitetin institucional dhe në “shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve të reja”.

“Hap i mirë, i mbarë për të hapur kapitujt tjetër takues e diskutues ”, ka thënë Abdixhiku para mediave. Ai ka theksuar se gjatë takimit nuk është diskutuar për ndarje postesh, por për parime dhe çështje që lidhen me funksionimin e institucioneve.

Abdixhiku ka deklaruar se palët kanë diskutuar për nevojën e stabilitetit institucional dhe për mundësinë e shmangies së zgjedhjeve të reja, duke lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të komunikimit në ditët në vijim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot