Shpërndaje në: Katër vjet më parë në Katar, Maroku e befasoi Spanjën dhe Portugalinë për t’u bërë shteti i parë afrikan dhe arab që arrin në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Me ato paraqitje, e fitoi edhe reputacionin si përfaqësuese shumë e fortë. Franca fitoi ndaj Marokut në gjysmëfinale dhe ua ndali në gjysmë ëndrrën e atij Botërori të vitit 2022.
Që nga ajo kohë, Maroku ka shënuar ngritje vazhdimisht edhe në skenën globale. Maroku, fitues i Kupës së Kombeve të Afrikës për vitit 2025, ka 34 ndeshje pa disfatë. Tani synon befasi të madhe dhe është në kërkim të titullit të parë të botës. Maroku ka pasur paraqitje tejet të mirë në fazën e mbrojtjes, duke e mbajtur portën e paprekur ndaj Skocisë dhe Kanadasë.
Ndaj Brazilit dhe Holandës e pranoi vetëm një gol. Por, sonte nga ora , përballë ka francezët që kanë sulm të jashtëzakonshëm, të udhëhequr nga Kylian Mbappe.
