A ka fatkeqësi më të madhe se sa të kesh një qeveri si kjo e Albin

0%

A ka fatkeqësi më të madhe sesa të kesh një qeveri që i ka lënë palmat e Karaibeve pa cicat e lopëve të Kosovës, qumështin e Devollit pa pluhurin e thatë të Serbisë, shtëpitë publike pa kurva hiperseksuale, Serbinë pa Veriun e Kosovës, serbët e Kosovës pa Radoiçiqin dhe Veselinoviqin, terroristët serbë pa jetë, opozitën pa shpresë për fitore dhe, siç duket, së shpejti edhe Shqipërinë pa Edi Ramën?

A ka fatkeqësi më të madhe sesa të kesh një qeveri që çdo vit ia shton Vuçiqit dhe Putinit nga një azilkërkues më shumë? A ka fatkeqësi më të madhe sesa ta kesh një qeveri që e detyron opozitën të mbajë zi pa ndërprerë, sikur t’i kishte vdekur babai ? Sepse kontrabandistët nuk dinë më nga t’ia mbajnë.

Sepse hajdutët e tenderëve kanë nisur të pyesin se ku mund të regjistrohen në një kurs për punë të ndershme. Sepse ryshfeti është dobësuar aq shumë, sa nuk e njeh më as nëna e vet. Sepse korrupsioni ka hapur profil në LinkedIn dhe ankohet se ka njëzet vjet përvojë pune, por askush nuk dëshiron ta punësojë. Ndërsa në Beograd gjendja është edhe më alarmante.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Presidenti Vuçiq zgjohet çdo mëngjes me shpresën se gjeografia më në fund do t’i bindet politikës. Hap hartën e Kosovës. E shikon Veriun. Fërkon sytë. E shikon sërish. Veriu është ende aty ku ka qenë. Pastaj pi dy qetësues, tri kafe dhe mban katër konferenca për shtyp për të shpjeguar se realiteti, në të vërtetë, nuk është real.

Thuhet se edhe Putini është detyruar ta heqë Kosovën nga lista e dhuratave që ua premton aleatëve. As Radoiçiqi e as Veselinoviqi nuk planifikojnë më udhëtimet paraprakisht. Së pari shohin parashikimin e motit. Pastaj vendosin në cilin shtet do ta kalojnë ditën. As analistët tanë televizivë nuk e kanë lehtë. Për vite me radhë i nxirrnin përfundimet përpara se të dilnin faktet.

Tani faktet janë bërë aq të padisiplinuara, sa dalin në skenë para tyre. Një poshtërim i rëndë për traditën. Madje thuhet se edhe vetë gënjeshtra ka dhënë dorëheqje. Në arsyetimin e saj shkruan: “Me këtë qeveri nuk mund të konkurroj më. Faktet po më dalin përpara.” Thuhet se edhe paniku ka rënë në panik.

Madje edhe absurdi ka mbajtur konferencë urgjente për të deklaruar se realiteti i Kosovës po ia rrezikon profesionin. Vetëm satira vazhdon të buzëqeshë. Sepse e di se sa herë që dikush thotë: “Ky është pushteti më i keq në historinë e Kosovës”, ajo do t’i përgjigjet: “Natyrisht. Më i keqi për kontrabandën. Më i keqi për korrupsionin. Më i keqi për bandat kriminale.

Më i keqi për shantazhin. Dhe, mbi të gjitha, më i keqi për ata që për njëzet vjet e trajtuan shtetin si pronë të trashëguar dhe tani çuditen pse pronari Albin po ua kërkon çelësat mbrapsht.

Burimi: Bota Sot