Brazili mund ta fitojë Botërorin nëse qëndron i bashkuar

0%

Sulmuesi i Brazilit, Neymar, është i bindur se kombëtarja verdhejeshile mund të shpallet kampione e botës më 2026, me kusht që grupi të mbetet plotësisht i bashkuar. “Unë e dua këtë triumf në Botëror, por nuk jam i vetmi.

E gjithë skuadra, i gjithë grupi ynë dëshiron të fitojë, – deklaroi Neymar. – Nëse do të qëndrojmë të bashkuar, do të kemi mundësi shumë të mëdha për ta arritur objektivin tonë”. 34-vjeçari u aktivizua nga stoli në minutën e 76-të të ndeshjes që Brazili e fitoi 3-0 ndaj Skocisë, e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve të turneut.

Neymar rezervoi gjithashtu fjalë të mëdha për lojtarin që po udhëheq “Selecao” në këtë turne: “Vinicius Jr është ylli ynë në këtë Botëror. Ai po vendos ndeshjet, po bën gjëra të mëdha”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot