Gosensi i Gjermanisë i del në mbrojtje Xhakës

0%

Shpërndaje në: Pas raportimeve se ka atmosferë toksike te Përfaqësuesja e Zvicrës, Robin Gosens i Gjermanisë ka dalë në mbrojtje të Granit Xhakës. Mbrojtësi i krahut të majtë e ka lavdëruar kapitenin dhe strategun e mesfushës së Zvicrës, ndërsa ka thënë se është lider i padiskutueshëm. “Si mund ta dini këtë, toksike? Nuk besoj se dikush ka informata nga dhomat e zhveshjes.

Këto janë disa prej atyre titujve që e marrin vëmendjen. Por unë i marr gjithmonë me skepticizëm”, ka theksuar Gosens për mediumin “ARD”. Ai ka shtuar se Xhaka “provokon, është i sinqetë, i drejtpërdrejtë”, dhe se kjo mund t’i acarojë njerëzit. “Nuk janë fjalë boshe. Ai është lider në fushë, mund ta shihni. Ekipi kërkon udhëheqjen e tij, ai i drejton”, është shprehur Gosens.

Bashkëlojtari te Zvicra, Remo Freuler, ka thënë se Xhaka është shumë i rëndësishëm për ekipin, dhe se deklaratat e tij publike ishin për mbrojtje të skuadrës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha