Rastet kur rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kontejnerët që nuk zënë më vend janë pjesë e përditshmërisë së qytetarëve të vendit tonë, shkruan Gazeta Sinjali. Një rast i tillë po i shqetëson edhe banorët e Vitisë.
Një sinjalizues, banor i kësaj komune ka dërguar disa pamje në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihen kontejnerët e mbushura me mbeturina dhe për shkak të mungesës së hapësirës janë shpërndarë edhe në tokë, në afërsi të shkollës “Dëshmorët e Vitisë”. Sipas sinjalizuesit, askush nuk ndërmerr asnjë masë për largimin e tyre.
I mllefosur nga kjo gjendje, sinjalizuesi thotë “jemi anë në hall nga kjo situatë”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
