Vazhdon aksioni për largimin e deponive ilegale në Brestovik të Pejës

0%

Ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme aksioni për largimin e deponive ilegale në fshatin Brestovik të Pejës, në kuadër të përpjekjeve për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e pastërtisë në këtë zonë.

Sipas njoftimit të KRU “Drini i Bardhë”, aksioni po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me synim eliminimin e grumbullimeve të paligjshme të mbeturinave dhe krijimin e një ambienti më të pastër për qytetarët. “Ka vazhduar edhe sot aksioni për largimin e deponive ilegale në fshatin Brestovik të Pejës.

Aksioni po realizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me KRU ‘Drini i Bardhë’, me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe krijimin e hapësirave më të pastra”, thuhet në njoftim. Nga kjo kompani është bërë thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes më të madh ndaj mjedisit dhe të mos hedhin mbeturina në vende të palejuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Apelojmë tek qytetarët që të mos hedhin mbeturina në vende të palejuara. Duke ruajtur mjedisin, ruajmë edhe shëndetin tonë”, thuhet më tej në njoftimin e KRU “Drini i Bardhë”.

Institucionet e përfshira në këtë aksion kanë theksuar se largimi i deponive ilegale mbetet një ndër prioritetet në përmirësimin e kushteve mjedisore dhe mbrojtjen e shëndetit publik në zonat urbane dhe rurale. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi