Podujeva mbetet pa ujë për shkak të një defekti në gypin furnizues të Albanikut

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se qyteti i Podujevës do të mbetet përkohësisht pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të punimeve në gypin furnizues të Albanikut. Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit ka nisur nga ora dhe do të zgjasë deri në sanimin e plotë të defektit.

“Për shkak të punimeve në gypin furnizues të Albanikut, qyteti i Podujevës do të mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora , deri në sanimin e plotë të defektit në gyp”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. Kompania ka bërë të ditur se ekipet teknike janë angazhuar në terren dhe po punojnë për eliminimin e problemit dhe rikthimin e furnizimit sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ekipet përkatëse janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë”, njofton KRU “Prishtina”. Nga kompania nuk është bërë e ditur koha e saktë e përfundimit të punimeve, ndërsa qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim deri në normalizimin e situatës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi