Ish e dashura e Callum Turnerit “thumbon” aktorin për lidhjen e tij me Dua Lipën

0%

Influencuesja Victoria Villarroel ka rikthyer vëmendjen në rrjetet sociale pas komenteve të saj për një ish-të dashur në një episod të podcastit “Better Half with Stas & Vic”, të cilin e drejton së bashku me Stassie Karanikolaou.

Ani pse ajo nuk përmendi emra, deklaratat e saj u lidhën menjëherë në internet me aktorin Callum Turner dhe këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka raportuar Tribune.com. Villarroel ka folur për një ish-partner që, sipas saj, kishte qenë kundër lidhjeve me persona të famshëm dhe pjesëmarrjes në ngjarje të mëdha publike.

Ajo ka thënë se ai më parë kishte kritikuar paparacët dhe evente si “Met Gala”, por më vonë ishte parë në një marrëdhënie që përfshinte pikërisht këto elemente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ky person thoshte: ‘Unë kurrë nuk do të dilja me dikë që ndiqet nga paparacët, nuk do të dilja me një person të famshëm… nuk do të shkoja kurrë në ‘Met Gala’’… dhe tani është i fejuar me dikë që e ka takuar kur ishim në darkë në Londër”, ka thënë ajo.

Deklaratat e saj u përhapën me shpejtësi në rrjete sociale, ku fansat nisën të diskutojnë ndryshimet në qëndrime brenda marrëdhënieve dhe mënyrën se si ato evoluojnë me kalimin e kohës.

Sipas raportimeve të përmendura në internet, Villarroel ka sugjeruar gjithashtu se lidhja e saj me Turner ka përfunduar në vitin 2024, megjithëse asnjë nga palët nuk e ka konfirmuar publikisht historinë e tyre. As Callum Turner dhe as Dua Lipa nuk kanë reaguar ndaj këtyre komenteve dhe diskutimeve të fundit në rrjete sociale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com