Shembet tribuna në stadiumin ku stërvitet Suedia

0%

Shpërndaje në: Tribuna e stadiumit që shërben për stërvitje për Suedinë në Kupën e Botës, është shembur. Futbollistët janë befasuar me pamjet që kanë parë. “Mendova se çfarë ndodhi. Për aq sa e di unë, nuk kishte stuhi. Atëherë si ndodhi shembja?”, tha mesfushori i Suedisë, kosovari Besfort Zeneli.

Nga shembja e tribunës nuk ka mbetur asnjë i lënduar dhe Suedia zhvilloi stërvitje sipas planit. Stadiumi “Toyota”, që është në shërbim të Suedisë gjatë Kupës së Botës është duke u rinovuar. Rinovimi i stadiumit në Frisco, një qytet në veri të Dallasit, kushton 182 milionë dollarë, ndërsa është planifikuar të përfundojë në vitin 2028.

Kryetari i bashkisë Jeff Cheney ka premtuar se pas përfundimit do të jetë “një nga stadiumet më të bukura të futbollit”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha