Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mbrëmë mori pjesë në hapjen e ekspozitës personale “When Light Pauses” (“Kur drita pushon”), të artistes Ulpiana Kurtaj. “Kryeministri uroi artisten Kurtaj për punën dhe ekspozitën, që do të jetë e hapur për dhjetë ditë, si dhe i uroi suksese në angazhimet e ardhshme ”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë është ekspozuar seria e vizatimeve monumentale të realizuara me laps dhe thëngjill, të cilat paraqesin trupin femëror si hulumtim artistik. “Duke u përqendruar në strukturën anatomike, artistja ka përdorur dritëhijet dhe kontrastet, që i japin vizatimeve ndjesi të fuqishme skulpturor e”, vazhdon njoftimi.
