Uka la Drenicën për Malishevë

0%

Futbollisti Kreshnik Uka i bashkohet skuadrës së Malishevës, nënkampion i Kosovës, e cila do të garojë në garat Evropiane. Uka ka lënë Drenicën e Skendertajt për Malishevën. “Njoftojmë transferimin e sulmuesit Kreshnik Uka, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë.

Uka vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Drenicën, ku u shpall golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës për edicionin që lamë pas, duke realizuar 19 gola dhe duke konfirmuar cilësitë e tij si një nga futbollistët më vendimtarë në repartin ofensiv. Klubi ynë i uron Kreshnikut mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e FC Malishevës”, thuhet nga FC Malisheva.

Burimi: Bota Sot