Alicia Keys i ndërpreu marrëdhëniet me të atin në moshën 13-vjeçare

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Këngëtarja dhe kantautorja Alicia Keys ka treguar se në moshën 13-vjeçare i ka ndërprerë kontaktet me babanë e saj, Craig Cook, pas viteve të tëra mungese dhe zhgënjimi.

Sipas rrëfimeve të saj në dokumentarin “ Alicia Keys: Girl From Hell’s Kitchen” , ajo i kishte shkruar një letër të ashpër, ku shprehte zemërimin për mungesën e tij në jetën e saj, ka shkruar FemaleFirst. “Nuk dua asgjë. E vetmja gjë që dua është të mos përzihesh në punët e mia. Nuk dua telefonata, nuk dua letra, nuk dua sjellje të rreme që përpiqen të më bëjnë të mendoj se të intereson.

Nuk dua asgjë. Vetëm kështu mund të jem e lumtur”, ka treguar Keys se ka shkruar në letër. Keys ka treguar se babai i saj nuk ishte i pranishëm as kur ajo lindi dhe shpesh largohej e kthehej sërish në jetën e saj, gjë që i shkaktoi dhimbje të madhe gjatë fëmijërisë. Craig Cook ka pranuar më vonë se nuk ishte gati për përgjegjësinë e të qenit baba në atë kohë dhe se ishte i papjekur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kur ajo më tha se ishte shtatzënë, unë nuk isha gati. Nuk isha aty emocionalisht”, ka thënë ai. Nëna e këngëtares, Terria Joseph, e rriti atë e vetme në lagjen Hell’s Kitchen në New York, duke punuar shumë për t’i siguruar edukimin dhe mësimet e pianos.

Keys ka treguar se një nga figurat më të rëndësishme atërore në jetën e saj ishte gjyshi nga ana e babait, ish-polic, i cili e mbështeti gjatë rritjes. Për vite me radhë, marrëdhënia mes saj dhe babait mbeti e tensionuar, por ajo ka thënë se muzika e ndihmoi të shprehte dhimbjen dhe zemërimin.

Më vonë, në projektin e saj “Hell’s Kitchen”, ajo e përdori historinë e saj personale si një formë shërimi dhe reflektimi. “Ka pasur shumë premtime dhe takime që nuk ndodhnin kurrë… Unë isha shumë e zemëruar dhe doja që ai ta dinte këtë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, me kalimin e viteve ka pasur edhe një proces pajtimi dhe reflektimi, duke theksuar se edhe pse marrëdhënia ka qenë e vështirë, ajo e pranon realitetin e historisë së tyre familjare.

Burimi: Koha