Vinicius po shkëlqen, Ancelotti: Lojtar i jashtëzakonshëm

0%

Vinicius Junior, i cili shpesh ka qenë më pak vendimtar me fanellën e Brazilit në vitet e fundit, po shkëlqen në Botërorin 2026. Sulmuesi 25-vjeçar, me 52 paraqitje dhe 13 gola te Seleçao, realizoi dopietë në fitoren 3-0 ndaj Skocisë.

Trajneri i tij Carlo Ancelotti e vlerësoi lart para mediave: “Është kënaqësi ta shohësh të shkëlqejë kështu, por nuk kam pasur kurrë dyshime mbi aftësinë e tij për të lënë gjurmë në këtë Botëror. Për të është nder të luajë me kombëtaren. Është në formë të jashtëzakonshme, madje shënoi edhe me kokë, çka është shumë e rrallë për të. Nuk jam unë që e zbuloj Vinicius.

Për mua është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një nga më të mirët në botë”. \ Në këtë Botëror, deri tani, Vinicius ka 4 gola dhe 1 asist.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot