Fabregas ia siguroi Wilsheres fanellën e Messit

0%

Jack Wilshere ka zbuluar se fanella e Lionel Messit, një nga kujtimet më të çmuara të karrierës së tij, përfundoi në duart e tij falë ndihmës së ish-kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas. Ish-mesfushori anglez zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të karrierës në vitin 2011, kur Arsenali mposhti Barcelonën 2-1 në Ligën e Kampionëve.

Në atë takim, Wilshere impresionoi duke dominuar mesfushën përballë emrave si Xavi, Andres Iniesta dhe Sergio Busquets. Pas ndeshjes, ai kishte vetëm dy objektiva: të siguronte fanellat e Xavit dhe Lionel Messit. Fanellën e Xavit e mori vetë, por për atë të Messit iu desh ndihma e Fabregasit. “Pas ndeshjes i thashë Cescut se doja fanellën e Messit. Ai më tha: ‘Shko kërkoja vetë’.

Por unë i thashë: ‘Jo, nuk mund t’i flas’. Atëherë ai shkoi dhe ma mori. Më pas më qortoi për këtë, por gjëja më e rëndësishme ishte se e mora fanellën”, tregoi Wilshere. Fabregas më vonë e ngacmoi publikisht shokun e skuadrës në rrjetet sociale, duke shkruar se Wilshere kishte pasur frikë t’i kërkonte vetë fanellën argjentinasit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Wilshere iu përgjigj me humor: “Ti ishe kapiteni, ishte detyra jote të kujdeseshe për lojtarët. Faleminderit! Herën tjetër do të shkoj pas fanellës së mikut tënd, Iniestës.” Sot, fanella ikonike me numrin 10 e Lionel Messit ruhet nga djali 14-vjeçar i Wilshere, Archie, një tifoz i madh i futbollit. “Archie e ka varur fanellën e Messit në dhomën e tij.

Për momentin është në rregull, por shumë shpejt do ta marr përsëri”, tha ish-reprezentuesi anglez. Wilshere pranoi se ka një koleksion të madh fanellash nga karriera, përfshirë ato të Steven Gerrard, Paul Scholes dhe Frank Lampard, por fanella e Messit mbetet më e veçanta. “Për mua, Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave.

Pikërisht për këtë arsye fanella e tij zë vendin e parë në koleksionin tim” , përfundoi ai.

Burimi: Bota Sot