Shkon në të paktën 164 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë

0%

Shpërndaje në: Ka shkuar në të paktën 164 numri i të vdekurve nga dy tërmete të njëpasnjëshme të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka njoftuar presidentja në detyrë e vendit, Delcy Rodríguez. Në kryeqytetin Karakas, ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënoja dhe njerëzit janë dëgjuar duke kërkuar ndihmë.

Më parë, Rodriguez ka thënë se shteti më i prekur është La Guaira, në veri të Karakasit, ku “dhjetëra” ndërtesa janë shembur. Tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, kanë goditur me një minutë diferencë. I dyti ishte më i forti që ka goditur Venezuelën që nga viti 1900. Studimi Gjeologjik i SHBA-së thotë se numri i të vdekurve mund të shkojë në mijëra.

Burimi: Koha