Pas tre ditësh ndeshjesh emocionuese në Sallën Sportive “Farka Volley” u mbyll me sukses BVA U18 Women Balkan Championship 2026, turne ku morën pjesë kombëtaret e Shqipërisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Serbisë.
Renditja përfundimtare e turneut ishte: Bullgaria – Kampione Turqia – Vendi i dytë Serbia – Vendi i tretë Shqipëria – Vendi i katërt “Në ceremoninë zyrtare të mbylljes, medaljet e vendit të tretë iu dorëzuan ekipit të Serbisë nga znj.Ornela Belba, Anëtare e Bordit Drejtues të FSHV-së, dhe Miloš Jovanović, Supervizor i BVA-së.
Medaljet e vendit të dytë iu dorëzuan ekipit të Turqisë nga z.Ervis Dosti, Sekretar i Përgjithshëm i FSHV-së, dhe Barış Ceyhun Erciyes, Ambasador i Türkiye në Shqipëri. Medaljet e vendit të parë iu dorëzuan ekipit të Bullgarisë nga z.Ervis Dosti, Sekretar i Përgjithshëm i FSHV-së, dhe znj.Ornela Belba, Anëtare e Bordit Drejtues të FSHV-së.
Trofeu i kampionit iu dorëzua kapitenes së kombëtares së Bullgarisë nga z.Dashamir Brari, Zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Volejbollit.
Gjatë ceremonisë u ndanë edhe çmimet individuale: Federata Shqiptare e Volejbollit falënderon të gjithë ekipet pjesëmarrëse, BVA-në, zyrtarët, arbitrat, stafin organizativ, vullnetarët dhe tifozët për kontributin e tyre në organizimin me sukses të këtij eventi ndërkombëtar”, – thuhet nga FSHV.