Shpërndaje në: Modelja e njohur Bella Hadid ka treguar se po përpiqet të jetë më e dashur dhe më e butë me veten, ndërsa promovon aromat e reja të brendit të saj, “Ôrəbella”. Në një intervistë për Dazed , 29-vjeçarja ka thënë se dëshiron të lë pas anën e saj më të ashpër dhe të përqafojë një mënyrë më të qetë jetese.
“Besoj vërtet se sa më të butë të jemi me veten, aq më e butë bëhet edhe bota përreth nesh”, ka thënë Bella. Ajo ka pranuar se shpesh është shumë kritike ndaj vetes dhe se e ka të vështirë të shkëputet nga presioni i punës. “Kam tendencën të jem shumë e ashpër me veten. Ndonjëherë është e vështirë ta heq maskën e punës dhe të jem thjesht një vajzë normale.
Por mendoj se është shumë e rëndësishme të përqendrohemi te hobit dhe te gjërat që na bëjnë të lumtur”, u shpreh ajo. Hadid ka treguar se i pëlqen të pikturojë, të luajë tenis dhe të kalërojë, aktivitete që e ndihmojnë të ndihet më e qetë dhe më pranë vetes. Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e familjes në jetën e saj.
“Koha që kaloj me vëllanë, babanë, motrën dhe nënën time është ajo që më bën të ndihem e qetë dhe e sigurt”, ka thënë modelja. Hadid ka folur edhe për sfidat që ka pasur me ndjenjën e përkatësisë dhe të qenit “në shtëpi”, sidomos pasi u largua nga familja në moshë të re dhe nisi karrierën në modë. “Për një kohë të gjatë kam pasur vështirësi të kuptoj se ku ishte shtëpia ime.
Kur u shpërngula në New York në moshën 17-vjeçare dhe fillova të udhëtoja vazhdimisht, nuk ndihesha sikur kisha një shtëpi”, ka rrëfyer ajo. Hadid ka thënë se për këtë çështje ka folur edhe në terapi dhe se vitet e fundit ka arritur në një përfundim të rëndësishëm. “Nuk dua më ta lidh lumturinë ose ndjenjën e shtëpisë me një person apo një vend.
Dua që lumturia dhe shtëpia ime të jenë brenda vetes sime. Besoj se shtëpia duhet të jetë në zemrat tona dhe kështu mund të ecim përpara duke e ditur se jemi gjithmonë të sigurt me veten”, ka thënë ajo. Top of Form Bottom of Form
