Bergomi: Mëkat që Palestra i iku nga duart

0%

Giuseppe Bergomi nuk pajtohet me zhvillimet e fundit në merkato. Në orët e fundit, Interi u befasua pasi Chelsea siguroi Marco Palestra, objektivi kryesor i Chivu dhe klubit zikaltër për të mbuluar boshllëkun e lënë nga Dumfries. Një ofertë mbi 60 milionë euro tek Atalanta dhe pagë e lartë për lojtarin mbyllën çdo mundësi për ta parë 21-vjeçarin sërish në Itali sezonin e ardhshëm.

“Klubi ishte gati të shpenzonte shumë për djaloshin e ri Palestra, 50 milionë euro, një shifër e madhe për Interin dhe për çdo klub italian, – tha ish-mbrojtësi për “Gazzetta dello Sport”. – Do të ishte një investim i madh, por i bindur për vlerën e tij. Për këtë lojtar të lindur më 2005, që do vinte te kampionët e Italisë, do të niste një rrugëtim i rëndësishëm profesional.

Për Interin dhe Marotta, e ashtuquajtura ‘quota-Italia’ është shumë e rëndësishme dhe Palestra do ishte thelbësor, jo thjesht një figurant”. Tani drejtuesit e Interit po kërkojnë alternativa. Bergomi beson se klubi do gjejë zgjidhjen e duhur, por Palestra ishte ideal për krahun e djathtë. “Në mbrojtje duhen dy afrime, jo një.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Solet është perfekt për Chivu, ndërsa edhe Jones në mesfushë do të përshtatej. Pa nxitim”, – thekson Bergomi, duke kujtuar se blerja më e mirë e sezonit të kaluar, Akanji, erdhi në ditën e fundit të merkatos.

Burimi: Bota Sot