Kombëtarja e Marokut shënoi fitore 4:2 ndaj Haitit në Kupën e Botës, duke konfirmuar formën e mirë në këtë turne. Futbollisti i ri, Gessime Yassine shënoi golin e fundit në këtë ndeshje dhe të parin të tij në një turne të madh si Kupa e Botës. Kamerat kapën një moment interesant të tij dhe bashkëlojtarit, Noussair Mazraoui.
“Shko në shtëpi vëlla, falu dhe falënderoje Zotin”, ishte mesazhi i Mazraoui Kujtojmë që ish-lojtari i Ajaxit ditë më parë kishte deklaruar se po e mendon pensionimin pas Kupës së Botës, për të pushuar dhe për t’u bërë imam në një xhami.
