Bardhyl (Nebi) Ajeti

0%

Sot, me dhimbje, mall dhe krenari, kujtojmë vëllain dhe xhaxhain tonë të vetëm, Bardhyl Ajetin. Vitet kalojnë, por mungesa jote mbetet po aq e rëndë në zemrat tona. Na mungon fjala jote e ngrohtë, buzëqeshja jote dhe prania jote në çdo gëzim e vështirësi të jetës sonë. Kujtimet që kemi me ty janë thesari ynë më i çmuar dhe burimi i forcës për të vazhduar përpara.

Ti jetove me dinjitet, ndershmëri dhe përkushtim, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si gazetar dhe si njeri. Edhe pse nuk je më fizikisht pranë nesh, je i pranishëm çdo ditë në mendimet, lutjet dhe zemrat tona. Në këtë përvjetor të dhimbshëm, të kujtojmë me dashuri të pafund dhe lutemi që sa më shpejt të gjendet vrasësi, që shpirti yt të prehet në paqe.

Kujtimi dhe vepra jote do të jetojnë përgjithmonë. Me mall e dashuri të përjetshme, Vëllai Fitimi, motra Luljeta, nipat Rinori, Nebiu dhe Rrezoni, si dhe kunata Sadetja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot