Fëmijët e HandiKos vizitojnë ekspozitën ‘Kids on the Moon’ një aktivitet gjithëpërfshirës në Prishtina Mall

0%

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për promovimin e përfshirjes sociale dhe krijimin e përvojave të qasshme për të gjithë, Prishtina Mall organizoi sot një vizitë të veçantë për fëmijët e organizatës HandiKos.

Gjatë vizitës, fëmijët patën mundësinë të eksplorojnë nga afër ekspozitën edukative dhe interaktive Kids on the Moon, duke përjetuar atmosferën unike të udhëtimit në hapësirë përmes aktiviteteve dhe instalacioneve të dizajnuara për të nxitur kuriozitetin, imagjinatën dhe mësimin përmes eksperiencës.

Kjo vizitë u organizua me qëllim që fëmijëve me aftësi të kufizuara t’u ofrohet mundësia për të qenë pjesë e një eksperience edukative dhe argëtuese, në një ambient mikpritës dhe gjithëpërfshirës. Pas përfundimit të vizitës në ekspozitë, fëmijët dhe kujdestarët e tyre vazhduan aktivitetin në Food Court të Prishtina Mall, ku u mirëpritën nga KFC për një drekë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky gjest simbolik kontribuoi në krijimin e një dite edhe më të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit, duke sjellë momente gëzimi dhe socializimi. Ky aktivitet pasqyron rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe organizatave të shoqërisë civile në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët.

Përmes iniciativave të tilla, synohet të promovohet një komunitet më gjithëpërfshirës, ku secili fëmijë ka mundësinë të mësojë, të eksplorojë dhe të krijojë kujtime të bukura pavarësisht sfidave me të cilat përballet.

Prishtina Mall, HandiKos dhe KFC mbeten të përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve që promovojnë barazi, përfshirje dhe mirëqenie për të gjithë anëtarët e komunitetit./ Artikull i sponsorizuar nga Prishtina Mall Fëmijët e HandiKos vizitojnë ekspozitën Kids on the Moon një aktivitet gjithëpërfshirës në Prishtina Mall Fëmijët e HandiKos vizitojnë ekspozitën Kids on the Moon një aktivitet gjithëpërfshirës në Prishtina Mall

Burimi: Kallxo