Arrestohet në Prizren një i dyshuar për vjedhjen e bagëtive

0%

Policia e Kosovës, më , ka njoftuar për arrestimin e një personi nën dyshimin për vjedhje të bagëtive. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Prizren, ku hetuesit policorë të stacionit policor Prizren veri, më , rreth orës , e kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin nën dyshimin për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Në vazhdimin e hetimeve, më , hetuesit policorë kanë gjetur tre nga qengjat e vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme. Pas procedurave ligjore, qengjat e sekuestruar iu kthyen pronarit të tyre. I dyshuari 62 vjeçar, D.T, dyshohet se, më , ka vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1000 euro në fshatin Pirane dhe më pas i ka shitur te persona të ndryshëm.

Për këtë rast dhe arrestimin e të dyshuarit është informuar edhe prokurori i shtetit i cili ndaj tij ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 48 orë dhe ka ngritur kallëzim penal. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është ngritur kallëzim penal.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë me qëllim identifikimin e personave të tjerë të implikuar. Policia theksoi se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e pronës së qytetarëve dhe garantimin e sigurisë publike, duke vepruar me profesionalizëm dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.

Burimi: Kallxo