KANTI. DITËT E TIJ TË FUNDIT

0%

Poezi nga: Zbigniew Herbert Përktheu: Anton Papleka Vërtet – o natyrë – ajo që bën ti Nuk është provë e bujarisë sate Dhe nëse ti nuk je bujare Ka raste kur ti nuk je e tillë aspak Pra a nuk mund t’i sillje një vdekje të menjëhershme Si kërcëllima e një qiriu që fiket Si zhurma e një parukeje që bie përdhe Si rrotullimi i shkurtër i një unaze Në një tryezë të lëmuar Ku unaza rrokulliset, vërtitet Dhe më në fund ndalet në vend Si një zhuzhingë e pajetë Ç’vlerë kanë këto lojëra mizore Që ti bën me një plak: Humbja e kujtesës Zgjimi me sy të llahtarisur Frika nga nata A nuk është Kanti ai që ka thënë “të ruhesh nga ëndrrat e këqija” Ai mban në kokë një copë akulli të hirtë Dhe në vend të orës së xhepit – një vullkan Është një shaka trashanike Ta urdhërosh Atë që ushtron zejen e fantazmës Të bëhet – papritmas – Lugat

Burimi: Telegrafi