Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Dumnicë e Poshtme të Vushtrrisë, ku në një mosmarrëveshje janë përfshirë babë e bir, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 24 qershor, rreth orës . Burimet bëjnë të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pas informatës për një mosmarrëveshje familjare.
Sipas deklarimeve të palëve, mosmarrëveshja dyshohet se ka qenë e çastit dhe verbale, pa kontakt fizik. Në cilësinë e dëshmitares është intervistuar edhe një familjare, e cila ka deklaruar se ndihej e kërcënuar nga djali i saj. Ndaj njërit prej të dyshuarve është lëshuar urdhër për mbrojtje të përkohshme emergjente.
Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”. Njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është ndaluar për 48 orë. Hetimet për rastin janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
