Përleshja mes dy shtetasve turq në Prishtinë, paguajnë gjobën dhe lirohen

0%

Dy shtetas të huaj, të cilët u ndaluan pas një përleshjeje fizike në Prishtinë, janë liruar pas pagesës së gjobës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti kishte ndodhur më 24 qershor, rreth orës , në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Burimet bëjnë të ditur se dy shtetas turq, të cilët dyshohet se kishin bashkëjetuar për dy ditë, pas një mosmarrëveshjeje kishin sulmuar njëri-tjetrin. Të dy ishin shoqëruar në Stacionin Policor Qendra, ku ishin intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

Po ashtu, ata kishin pranuar tretman mjekësor për lëndimet e dukshme që dyshohet se i kishin pësuar gjatë përleshjes. Rasti fillimisht ishte iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa të dyshuarit ishin dërguar në ndalim policor për 48 orë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas informacioneve të fundit, pas konsultimit të sërishëm me Prokurorin kujdestar, të dyshuarit kanë paguar gjobën e caktuar dhe është lëshuar urdhëresa për lirimin e tyre. Pas përfundimit të procedurave, ata janë liruar. Dy shtetas turq përleshen mes vete në Prishtinë, ndalohen për 48 orë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com