Ekskluzive | U lirua nga paraburgimi, i dyshuari për plagosjen në ‘Pasarela’ në Prishtinë ndalohet sërish për 48 orë

0%

Një person i dyshuar për tentimvrasje është ndaluar sërish nga Policia, pas lirimit nga Qendra e Paraburgimit në Hajvali, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti lidhet me plagosjen që kishte ndodhur më , rreth orës , në kafiterinë “Pasarela” në lagjen Dardania në Prishtinë.

Dyshohet për një të plagosur nga të shtënat me armë te kafeneja ‘Pasarela’ në Dardani Burimet bëjnë të ditur se viktima Dëfrim Kuqi dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri nga i dyshuari Flamur Berisha , i cili pas rastit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Ky është i dyshuari për plagosjen në lagjen Dardania në Prishtinë, ndodhet ende në arrati Sipas informacioneve të para, rasti dyshohet se kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes tyre, e cila kishte eskaluar në konfrontim me armë zjarri. Viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi kishte marrë dy plagë, një në toraks dhe një në këmbën e majtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas mjekëve, gjendja e tij ishte jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore, hetuesit dhe Forenzika, ndërsa rasti ishte iniciuar si “Vrasje në tentativë”. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se më 24 qershor, rreth orës , i dyshuari është liruar nga Qendra e Paraburgimit në Hajvali.

Menjëherë pas lirimit, ai është shoqëruar nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve në Prishtinë dhe, me vendim të Prokurorit, është ndaluar për 48 orë. Rasti po hetohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ky është i riu që u plagos nga të shtënat me armë te ‘Pasarela’ në Prishtinë Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com