Bie nga kati i tetë afër restorantit “Nuar” në Fushë Kosovë, 45-vjeçari humb jetën

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 24 qershorit në Fushë Kosovë, ku një person ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i një objekti, mëson Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar rreth orës në rrugën “Besa-Besë”, në afërsi të restorantit “Nuar”.

Burimet bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar se viktima ishte Sh.B., 45-vjeçar. Rreth orës , mjeku kujdestar nga QMF-Bresje ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe njësia e Hetimeve Rajonale, të cilët kanë nisur veprimet hetimore. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “ Hetim mbi vdekjen ”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten objekt i hetimeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com